×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në prag të vendimit të liberalizimit të vizave për kosovarët – kërkohet që Kurti të takohet me Macronin

    Insajderi
    30 October 2022 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave. Edhe ai po e cilëson të padrejtë qëndrimin e disa vendeve të Bashkimit Evropian karshi Kosovës, shkruan Insajderi.

    Hoxhaj ka thënë se është gabim që liberalizimi i vizave të lidhet me çështjen e dialogut me Serbinë.

    “Unë mendoj që qasja që ka ndjek jo Bashkimi Evropian, por disa shtete anëtare është e padrejte e papranueshme dhe është e gabuar me lidh dialogun me liberalizim të vizave. E kanë goditë procesin në vend se ta ndihmonin, sepse nëse do të kishte një rezultat tjetër, më pozitiv jam i sigurt që edhe shoqëria në Kosovë do të ishte më e relaksuar dhe Kurti si kryeministër do të ishte më triumfues dhe ndoshta do të ishte një disponim tjetër edhe për dialogun, por natyrisht që e kanë ndërlidh dhe është e padrejtë”, ka thënë Hoxhaj në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Hoxhaj për vizat thotë se kryeministri Kurti, do të duhej të diskutonte me presidentin francez, Emanuel Macron.

    “Unë mendoj që ujërat mund të testohen në Samitin e radhës në procesin e Berlinit dhe mund të marrë drejtim procesi nëse z.Kurti fol direkt me Macronin dhe do të duhej të bisedonte me Macronin. Përtej një vendimi të cilin ne e kemi jetik për vizat do të duhej një angazhim gjermano-francez për Ballkan të përdoret në këtë kohë. Meqë liberalizimi i vizave mund të jetë ndoshta vendimi i madh i fundit për një kohë në raport me të ardhmen evropiane të Kosovës e Ballkanit”, deklaroi ai.

    Intervista e plotë me Hoxhajn:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark