×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Në qeveri kanë vend vetëm ata që i nënshtrohen Kurtit përmes komandave të Dejona Mihalit”

    Insajderi
    08 August 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.

    Ai tha se kryeministrit Albin Kurti i ka mbetur vetëm një ministre nga diaspora, Donika Gërvallën, të cilën, sipas tij, do të duhej ta shkarkonte.

    Azemi ka thënë se Kurtit i iku një ministër që të paktën publikisht s’ka qenë i përfolur për ndonjë skandal dhe se vazhdojnë ta rrethojnë plot ministra të dyshuar për keqpërdorime dhe korrupsion dhe që kanë shkelur Kushtetutën.

    “Me gjasë ky është rrethi që po e do Kurti. Zaten ky është lloji i vartësve që i duhet. Mos të harrojmë se nga kjo qeveri kanë dhënë dorëheqje edhe të paktën tre zëvendësministra. Sikurse edhe ministrat e dorëhequr, edhe këta zëvendësministra, në qeveri u përfshinë si të jashtëm, pra nuk ishin pjesë e partisë në pushtet zyrtarisht. Kjo është njëfarë treguesi se në këtë qeveri kanë vend vetëm ata që i nënshtrohen linjës së Kurtit, përmes komandave të Dejona Mihajlit. Mos ta mendojë dikush që aty mund të shkohet për të dhënē kontribut si profesionist”, ka shkruar Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark