×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Në Rusi mund të ndodhë një grusht ushtarak shteti”

    Insajderi
    31 January 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Një grusht ushtarak shteti mund të ndodhë në Rusia ndërkohë që vijon lufta në Ukrainë.” Kështu deklaroi të hënën personi që shkruante dikur fjalimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

    Ndërsa fliste për CNN, analisti politik Abbas Gallyamov u shpreh se ndërsa humbjet rriten dhe vendi po përballet me sanksionet e Perëndimit, rusët tashmë po kërkojnë dikë që t’i vënë gishtin.

    “Ekonomia ruse po përkeqësohet. Lufta është e humbur. Ka gjithnjë e më shumë trupa të vdekur që kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë shpjegim pse po ndodh kjo…Dhe përgjigja do të jetë: Epo, kjo situatë vjen për shkak se vendi ynë qeveriset nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër,” tha Gallyamov, duke iu referuar Putinit.

    “Në këtë moment, unë mendoj se një grusht shteti ushtarak mund të jetë i mundur. Ky moment mund të vijë në 12 muajt e ardhshëm,” shtoi ai.

    Gallyamov tha gjithashtu se beson se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në mars të 2024./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark