×
  • Sport
  • Sport

    Në Spanjë të sigurt, Haaland mund të largohet nga City, zbulojnë edhe arsyet

    Insajderi
    10 February 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haaland larg Man.City nuk është një mision i pamundur, në Spanjë janë të bindur për këtë, madje shtrojnë edhe arsyet pse “bomberi” norvegjez mund të largohet. Sipas AS:

    Haaland zgjodhi Man.City pasi në krye të ekipit sihte Pep Guardiola, pikërisht tekniku spanjoll mund të kthehet në arsyen kryesore që Haaland të braktis City. Guardiola ka theksuar se nëse klubi dënohet, pasi janë nën hetim për shkelje të rregullave të “Fair Play Financiar”, atëherë do të largohet automatikisht.

    City

    Nëse Man.City shpallet fajtor, e sigurt është që pas Guardiolës ikën edhe Haaland. E arsyeja e dytë edhe klauzola e tij e largimit, 150 milionë euro, një shifër e ulët, më saktë është një kusht i vendosur nga përfaqësuesit e Haaland në mënyrë që lojtari të mos jetë i lidhur, pasi këtë shifër mund ta paguajnë shumë klube, pa hezituar fare.

    Pep Haaland

    Real Madrid vijon të ndjek nga pranë situatën e Haaland, norvegjezi ka qenë dhe mbetet një prioritet, zëvendësuesi ideal i Benzema-s. Reali gjithashtu për Haaland është një klub që i garanton trofe dhe shansin për të fituar “Topin e Artë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark