×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Tel Aviv u mbajt koncerti i parë në ambient të hapur për vizitorët e vaksinuar

    Insajderi
    06 March 2021 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qindra njerëz të vaksinuar kundër koronavirusit morën pjesë në një koncert në ambient të hapur, organizuar nga qeveria e qytetit të Tel Aviv të premten, koncerti i parë i tillë që nga shpërthimi i pandemisë.

    Duke kërcyer në tribuna, 500 vizitorë entuziastë me maska mbrojtëse ndoqën koncertin e këngëtarit izraelit të muzikës pop Ivri Lider në stadiumin e futbollit “Bloomfield”.

    Për të qenë në gjendje të hynin në stadium, spektatorëve u duhej të tregonin konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë që kishin marrë të dyja dozat e Pfizer/BioNTech.

    Izraeli u tërhoq gradualisht nga karantina e tretë në fillim të shkurtit, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së tij mori të paktën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

    Qasja në ngjarjet kulturore, sallat sportive dhe hotelet aktualisht është në dispozicion vetëm për ata që kanë një certifikatë vaksinimi.

    Shteti hebre ka raportuar 796.465 të infektuar dhe 5.834 të vdekur që nga fillimi i epidemisë.

    Eytan Schwartz, zëdhënës i qeverisë së qytetit Tel Aviv, tha se ky ishte i pari në një seri koncertesh.

    “Shpresoj se së shpejti do të jemi në gjendje të mbushim stadiumin me 30.000 njerëz,” shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark