×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Në top formë me Empolin, ylli shqiptar po kërkohet nga gjiganti italian

    Insajderi
    27 January 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nedim Bajramit i ka mjaftuar një gjysmë sezoni në Serie A për t’u vënë në lupën e klubeve të mëdha italiane. Pas Lacios e Juventusit, në skenë ka dalë edhe Napoli me Milanin.

    Gazetari Nicolo Schira ka bërë me dije se të d këto klube po mbajnë në monitorim mesfushorin shqiptar, të cilin e shohin si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë vetë presidenti i Empolit pak ditë më parë do të pranonte se do e kishte të vështirë të mbante 22-vjeçarin në skuadër gjatë merkatos së verës.

    Për këtë arsye zgjidhja e vetmë për të është të pasurohet nga transferimi i lojtarit të Kombëtares kuqezi. Empoli ka rritur çmimin për kartonin e Bajramit, teksa nga 10 milionë euro tashmë kërkon 12 milionë.

    Një shifër kjo që duke parë paraqitjet e mesfushorit pritet të rritet edhe më tepër deri në fund të sezonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark