×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në tre vjetorin e pandemisë doktoresha Krasniqi falënderon infektologët Lindita Berisha e Sali Ahmeti

    Insajderi
    14 March 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doktoresha e QKUK-së, Dafina Krasniqi i ka kujtuar dy mjekët që dhanë kontributin e tyre gjatë kohës së pandemisë. Krasniqi në veçanti ka falënderuar doktoreshën Lindita Berisha dhe Sali Ahmeti.

    Mes tjerash është shprehur “Sot e përgjithmonë përkulemi për punën tuaj”.

    Ajo ka përmendur lodhjen, zhgënjimin e personelit mjekësor duke theksuar se asnjëherë nuk u dorëzuan.

    Tri vite më parë, çdo gjë ishte e re nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Numri i orëve të punës që kanë punuar ishte i madh“, ka shkruar ajo.

    Reagimi i plotë:

    Sot tri vite kur vendi ynë pati rastet e para, ne ndihmë te infektuarve dhe pranë tyre ishin stafi shëndetësor. Përballuan rraskapitjen dhe zhgënjimin, por nuk u dorëzuan asnjëherë.

    Personeli shëndetësor i Kosovës është përballuar me emergjenca shëndetësore e qytetare të shpeshta dhe të natyrave të ndryshme, duke treguar gjithmonë profesionalizëm të lartë, punë të palodhshme e përkushtim deri në vetëmohim.

    Përgjigja e shëndetësisë kosovare ndaj kësaj pandemie, duke përfshirë tre nivelet e kujdesit shëndetësor ishte një shembull i mirë edhe për vendet me shëndetësi shumë më të organizuar dhe të avancuar. Mjekë, infermierë dhe personel mbështetës shëndetësor treguan profesionalizëm të lartë, gatishmëri për të ofruara shërbime shëndetësore, empati dhe afërsi me pacientët e qytetarët në një përballje me koronavirusin, duke qenë shembulli

    Ma i mirë edhe për vendet e tjera.

    Tri vite më parë, çdo gjë ishte e re nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Numri i orëve të punës që kanë punuar ishte i madh

    Për gati tre muaj u larguan nga familja sepse kishin frikë se mund të infektohet e gjithë familja
    Suksesi i punës dhe gjithë kësaj është se vepruan si një ekip i bashkuar – ekipi i mjekëve të Kosovës.
    Sot e përgjithmonë përkulemi për punën tuaj

    Ass.Dr.Linda Berisha.

    Prof.Dr.Sali Ahmeti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark