×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në zonën 50 km/h voziti në 115 km/h – 22 vjeçarit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro

    Insajderi
    19 April 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar ka ndaluar shoferin E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h.

    Rssti ka ndodhur dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të kësaj komune,

    Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

    Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark