×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ned Price: Blinken është optimist në marrëdhëniet me Serbinë

    Insajderi
    16 February 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken është “shumë optimist” rreth marrëdhënieve ndërmjet ShBA’së dhe Serbisë. Ky optimizëm u shpreh në “letrën uruese” ndaj Ditës së Shtetësisë së Serbisë, u shpreh zëdhënësi, raporton Insajderi.

    “Sekretari Blinken është optimist. Duhet të jeni optimist nëse doni të bëni diplomaci. Mendoj se kjo është ajo çfarë na motivon shumë prej nesh, duke ditur se angazhimi i ShBA’së, përmes lidershipit ameirkan në skenën botërore, kemi mundësinë të ndryshojmë botën për të mirë, ta lëmë këtë botë më të sigurtë, më stabile, më të begatë, dhe përplot me mundësi ekonomike për njerëzit në këtë vend, mendoj se mund ta shihni atë optimizëm në deklaratën që publikoi”, ka thënë zëdhënësi i DASH’së”.

    Blinken tha se ShBA “çmon partneritetin strategjik me Serbinë” ndërsa pyetur nga gazetarët se çfarë do të thotë kjo më në hollësi, Ned Price u përgjigj se ShBA konsideron se marrëdhëniet me Serbinë janë “partneritetit strategjik për shkak të natyrës së saj të shumëfishtë”.

    “Kemi marrëdhënie kohëgjate me Serbinë. Kemi qenë me Serbinë për dekada, ju kemi qëndruar për partnerë në sfida të ndryshme”, tha Price./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark