Nedim Bajrami ka shënuar golin e fitores për Sassuolon të hënën mbrëma. Ai shënoi golin e tretë në minutën e 92-të.
Sassuolo fitoi 3:2 në shtëpi ndeshjen kundër Cremoneses, në kuadër të javës së 25-të të Serie A italiane. Për 24-vjeçarin e Shqipërisë është goli i parë me fanellën e Sassuolos.
Një gol tjetër ka shënuar këtë sezon edhe me fanellën e Empolit.
Në 23 ndeshje në Serie A, Bajrami ka edhe dy asistime. Sassuolos iu bashkua në janar.
Ai aktualisht është i huazuar te Sassuolo, që në fund të sezonit aktual ka obligim ta blej kartonin e tij për 7 milionë euro.
Bajrami me Empolin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
GOLI: