×
  • Showbiz
  • Show

    Nënë e Rita Orës “e çon në qiell” reperen shqiptare

    Insajderi
    18 July 2023 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë shqiptarët krenohen me sukseset e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Në mesin e tyre edhe Tayna e cila këtë vendosi ta tregonte publikisht.

    Ajo ka publikuar në Instagram një story ku shihet Rita në një nga intervistat e saj të fundit teksa shkruan: “Ti je e dashur dhe ne të gjithë jemi krenarë me ty”.

    Për këtë postim të reperes ka reaguar nëna e Ritës, Vera Ora e cila e ka vlerësuar gjestin e Taynës.

    “Sa e ëmbël dhe origjinale nga Tayna për vlerësimin dhe dashurën për Ritën. Këshilla ime: Bëhu e fortë që të mund të jesh e vërtetë ndaj vetës, është në rregull të jesh vlerësues ndonjëherë, të bën të qëndrosh me këmbë në tokë derisa ndihmon të tjerët ose ata që kalojnë në të njëjtën rrugë. P.S Tayna e dua muzikën tënde”, ka shkruar Vera./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark