×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nënshkrimi për mbikalimin që s’u bë kurrë mbi rrugën që mori plot jetë

    Insajderi
    10 March 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rrugës për Veternik, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur nga automjeti në lëvizje.

    Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.

    “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo tutje për Gazetën Insajderi, duke bërë me dije se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

    Por, ky nuk është aksidenti i vetëm me fatalitet që ka ndodh në atë rrugë. Të shpeshta janë viktimat nga aksidentet që ndodhin aty, dhe ende nuk është marrë asnjë masë nga shteti.

    Pos një nënshkrimi që ishtë çitur në majin e vitit 2020 për ndërtimin e një mbikalimi nga atëherë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

    Memorandumi i nënshkruar për “Hyrjen e Prishtinës”, sipas njoftimit përfshinte reailizimin e projekteve infrastrukturore si gjelbërimin dhe ndriçimin e urës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik, ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në këtë lagje, si dhe përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor në Veternik, shkruan Gazeta Insajderi.

    Financues i projekteve ishte Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, dhe projekti kapte shifrën e 1 milion e 500 mijë eurove.

    Por, tash është viti 2023 – mbikalim i premtuar më 2020 as që ka nisur së bëri ndonjëherë, dhe për pasojë shumë njerëz e kanë humbur jetën aty – nga atëherë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark