×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nënshkruhet kontrata – tani e tutje qytetarët mund të pajisen me biletat e Trafikut Urban edhe përmes telefonit

    Insajderi
    13 September 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka nënshkruar marrëveshje të mërkurën me operatorin telefonik “Vala”, me të cilën tash e tutje qytetarët mund të pajisen me bileta nëpërmes SMS-ve.

    Sipas “Trafikut Urban” ky është një hap i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për udhëtarët.

    Kryeshefi Maraj e konsideroi këtë marrëveshje si arritje të rëndësishme, e cila sipas tij mundëson një shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës.

    Kryeshefi Maraj falënderoi përfaqësuesit e Valës për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në këtë projekt.

    Në anën tjetër përfaqësuesit e operatorit Vala u shprehën të gatshëm që me ndërmarrjen “Trafiku Urban”, të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

    Avni Tafilaj, drejtor i shitjes në “Vala”, tha se fokusi i tyre është pa dyshim tek qytetarët, dhe janë të lumtur që ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht udhëtarëve të “Trafikut Urban”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark