×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nënshkruhet marrëveshje nga Ministria e Drejtësisë me HELP, 50 mijë euro për vetëpunësim të ish të burgosurve

    Insajderi
    03 July 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar marrëveshje me organizatën“HELP”, ku parashihet të ndihmohen në vetëpunësim ish të burgosurit me një shumë prej 50 mijë euro.

    Tutje sipas njoftimit të Ministrisë, kjo marrëveshje parasheh edhe 130 mijë euro për pajisje, të cilat nevojiten në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe 17 mijë e 500 euro dhe grante për trajnime si dhe grante të tjera.

    “Ky Projekt synon të rrisë dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për të margjinalizuarit dhe grupet e cenueshme në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në mënyrë që të mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror”, thuhet në njoftim të ministrisë.

    “Zbatimi i aktiviteteve të përmendura do të financohet nga “HELP” në shumën totale të kostos 147.500.00 euro, në drejtim të realizimit të projektit në kuadër të MD. Projekti përfshinë: Pajisje në shumën prej 13.000.000 euro, Trajnime në shumën prej 17.500.00 euro, Granate për vetëpunësim për të burgosurit në shumë prej 50.000.00 euro”, thuhet tutje në njoftim të ministrisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark