×
  • Sport
  • Sport

    ‘Nëse Beckham donte vërtet të mos i shkaktonte vuajtje Victorias, të mos e tradhtonte me mua’

    Insajderi
    23 October 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    David Beckham u përfshi në vitin 2004 në thashetheme lidhur me tradhtinë e supozuar ndaj gruas së tij, Victoria. Në atë kohë, Rebecca Loos pretendoi se kishte pasur një lidhje me ish-futbollistin anglez, ndërsa ai luante për Real Madridin.

    Pothuajse 20 vite më vonë, si Victoria dhe David i trajtuan këto thashetheme në serialin e Netflix, “Beckham”. Çifti foli sesi akuzat kishin ndikuar në marrëdhënien e tyre. Ish-futbollisti tha se historitë që kishte pasur ishin “të tmerrshme”.

    Rebecca Loos, një nga historitë “e tmerrshme” të ish-futbollistit anglez, vendosi të mbrojë të vërtetën e saj, duke e thumbuar David: “Ai mund të thotë çfarë të dojë, natyrisht. E kuptoj se ka një imazh për të ruajtur, por ai po sillet si viktimë dhe po më bën gënjeshtare, sikur i kam sajuar ato histori. Ai sugjeron indirekt se unë e bëra Victoria të vuante”.

    Rebecca është e martuar, e lumtur me dy fëmijë, dhe ka jetuar në Norvegji 14 vitet e fundit, derisa, falë dokumentarit të Netflix, u kthye në qendër të vëmendjes dhe u bë “viktimë” e ngacmimeve në mediat sociale.

    “Unë mendoj që, nëse David do të donte të fliste për këtë moment dhe sa i vështirë ishte, do të kishte qenë shumë mirë nga ana e tij të thoshte: nuk ishte momenti im më krenar. Gjëja më e keqe për mua është se tha se nuk i pëlqente ta shihte gruan e tij duke vuajtur.

    Kjo më tronditi, sepse ishte ai që i shkaktoi vuajtjet Victorias. M’u desh shumë kohë për të vendosur nëse do të flisja për të. Edhe unë gjithashtu kam një familje, kam edhe fëmijë. Ata kanë Google dhe gjithashtu mund të shikojnë dokumentarë. Dua që ata ta dinë se nëna e tyre ishte mjaft e guximshme për të përballuar dhe mbrojtur të vërtetën”. /noa/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark