×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nëse do të kishte aktakuzë për Martin Berishajn do të kishim njoftuar” – deklarohen nga Prokuroria

    Insajderi
    29 March 2024 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për orë të tëra sot është intervistuar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Pas intervisitmit të tij disa detaje për mediat i ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, shkruan Insajderi.

    Ani pse i rezervuar në përgjigje konfirmoi se nuk ka ngritje të aktakuzës ndaj Berishajt.

    “Kërkoj ndjese për mos ofrimin e informatave. As unë nuk jam i informuar dhe nuk e di se çfarë është t’u ndodhë dhe nuk e di a është duke u intervistuar dikush”, ka thënë Lutfiu, i cili për rol primar ka dhënien e informacioneve për mediat.

    Në insistimin e gazetarëve, nëse ambasadori Berishaj është liruar, Lutfiu ka thënë se s’ka informacione që mund t’i ndajë me mediat.

    “Nuk kam informata, kërkoj ndjesë, por s’kam informata që mund t’i ndajë me ju”, ka shtuar tutje ai.

    Sa i përket asaj nëse është ngritur aktakuzë, Lutfi ka thënë se përdërisa s’kanë njoftuar, i bie që s’ka aktakuzë.

    Nëse do të kishte aktakuzë, do t’iu kishim informuar, si zakonisht që informojmë, përderisa s’ka , s’e kemi informu”, ka përfunduar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark