Çdonjëri që dëshiron të ketë një stil të shëndetshëm të jetesës e din se nuk duhet të flemë më pak se 8 orë.
Por, pak njerëz e dinë se nuk rekomandohet as të flini më gjatë se 8 orë.
Thënë më thjesht, që të dyja – gjumi i tepërt apo mungesa e tij – mund të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë.
Më poshtë i keni disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen ata që flenë më shumë 8 orë.
Problemet me shtim të peshës
Studimet e ndryshme tregojnë se mungesa e gjumit, por edhe gjumi i tepërt, lidhen me diabet dhe mbipeshë.
Ky fakt nuk është aq i qartë, por doktorët pohojmë se ne lëvizim më pak se ç’duhet, andaj edhe shtojmë peshë. Ne zgjohemi shumë vonë dhe nuk kemi kohë për aktivitet fizik.
Çrregullimet depresive
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet depresive gjithashtu përjetojnë çrregullime të gjumit.
Ndonjëherë, në rastet me lloje të ndryshme të çrregullimeve, njerëzit flenë më gjatë se zakonisht.
Ky është cikël i dëmshëm sepse gjumi i tepërt shkakton lodhje.
Ju flini më shumë e më shumë dhe nuk dëshironi ta lini shtratin në mëngjes, bota nuk ju emocionon dhe këto simptoma shpijnë në depresion.
Sëmundjet e zemrës
Nëse flini shumë gjatë, jo vetëm se i humbni orët e çmueshme por edhe mund të sëmureni nga zemra.
Ditëve të sotme, sëmundjet e zemrës janë në mesin e shkaktarëve më të shpeshtë të vdekjes dhe fjetja e më shumë se 8 orëve brenda nate i rritë shanset e sulmit në zemër për 34%.
Dhimbjet e kokës
Mungesa e gjumit shkakton dhimbje koke, por kjo ndodh edhe kur flemë më gjatë se 8 orë.
Problemet me memorie
Sipas studimeve, gjumi i tepërt ndikon në mënyrën si punon truri jonë. Veç kësaj, nëse zakonisht zgjoheni gjatë natës, atëherë nuk jeni duke fjetur thellë mjaftueshëm, prandaj edhe zgjoheni.
Kjo pastaj ndikon në funksionet kognitive të trurit dhe aftësinë për t’u përqendruar dhe për t’i mbajtur në mend detajet.