×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nëse Kurti di të merret vetëm me Serbinë, po ia bëjmë një Ministri vetëm për Serbinë”

    Insajderi
    21 March 2024 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Nëse Kurti di të merret vetëm me Serbinë, po ia bëjmë një Ministri vetëm për Serbinë”, kështu po thotë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili shprehet se Kurti po merret veç me çështjen e dialogut, shkruan Insajderi.

    I pari LDK-së shton se as këtë detyrë nuk do t’ia besonte Kurtit.

    “Nëse thonë kështu ata votuesit racionalë, atëherë po e bëjmë një ministri të merret me Serbinë, jo të marrë pozitën e kryeministrit le të merret me Serbinë, jo me fatin e gjithë shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

    “Unë nuk ia kisha besu këtë, por nëse është qefi i tij le të jetë ministër”, tha ai në T7.

    “Ne fakt është e vërtetë që tri vitet e fundit është temë Serbia”, ka thënë Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark