×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nëse urinoni në plazhet e këtij vendi do të gjobiteni me 750 euro

    Insajderi
    21 June 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjobë prej 750 euro pret turistët që vendosin të bëjnë nevojat e tyre në brigjet dhe detet e Spanjës !

    Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë, shkruan abcnews.al.

    Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.

    Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

    Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark