×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nesër bëhen 16 vite nga vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit

    Insajderi
    09 February 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër bëhen 16 vjet nga vdekja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

    Në kujtim të tyre, Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës do të organizojë disa aktivitete.

    Në orën 10:30 do të bëhen homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, ndërsa në orën 12:00 tek varri i Mon Balajt në Besianë.

    Ndërkohë, në orën 12:40do të ketë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.

    Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark