×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër ditë zie në Kosovë

    Insajderi
    16 April 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë vendim që ditën e nesërme (e mërkurë) ta shpall ditë zie në Kosovë.

    Kjo për shkak të vrasjes së gruas sot në Pejë nga bashkëshorti i saj.

    Në njoftimin e saj, presidentja Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

    “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, ka shkruar Osmani.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark