×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nesër hapet ekspozita e rezidencës së pikturës “Prishtina Art 2023”

    Insajderi
    10 June 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër, ora 18:00, në ambientet e kuartit të quajtur “Lagjia e artistëve” në Ulpianë, Prishtinë, do të mbahet ekspozita e pikturave, të krijuara gjatë punëtorisë pesëditore, të organizuara nga asociacioni kulturor “Prishtina art”.

    Kurator i rezidencës është Fehmi Hoxha, drejtor artistik Refki Gallopeni, menaxher projekti Anton Krasniqi dhe koordinator Blerim Gërguri.

    Në këtë rezidencë me veprat dhe punimet e tyre janë të pranishëm piktorë të ndryshëm, si Jasmina Krtovska, Osman Demiri, Adriana Marku, Kamuran Goranci, Vjosa Bujari-Maliqi, Merita Myderrizi, Agron Mulliqi, Anton Krasniqi, Refki Gallopeni, Flutura Maqi, Ema Bilbili, Musa Prelvukaj, Skënder Boshtrakaj, Elena Dragusha, Veton Gusia, Qendresa Kllokoqi, Mirsad Lushtaku, Melisa Ukshini, Denis Biblekaj, Agron Ujkashi, Bardha Buza, Alma Islami, Learta Ibraj etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark