×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nesër hapet ekspozita “Ngjyrat e atdheut”

    Insajderi
    25 November 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër, më 26 nëntor, ora 19:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, hapet ekspozita kolektive “Ngjyrat e atdheut”.

    Ekspozita mbahet në shenjë të festave të nëntorit, festave kuqezi, dhe kurator i saj është piktori i njohur kosovar, Anton Krasniqi, ndërsa organizatore e saj është “Lidhja shqiptare evropiane”, që drejtohet nga Florim Rullani.

    Mbajtja e ekspozitës kolektive “Ngjyrat e atdheut” është ngjarje e një rëndësie të veçantë për dashamirësit e artit dhe opinionin e përgjithshëm kulturor në vendin tonë. Është një aktivitet që i kontribuon zhvillimit kulturor dhe kujtesës nacionale në vendin tonë.

    Në këtë aktivitet do të ekspozohen pikturat e krijuesve ndër më të rëndësishmit të artit në trevat shqiptare, si Agim Ramadani (dëshmor), Saimir Strati, Anton Krasniqi, Agush Mulliqi, Diellza Carrabregu-Zeqa, Fehmi Hoxha, Fatos Kabashi, Luljeta Rama-Muçaj, Saba Berisha-Ismajli, Naim Spahiu, Mirjeta Qehaja, Sidrit Lohaj, Mehmet Selmani, Agron Ujkashi, Melisa Ukshinaj etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark