×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nesër mbahen dy seanca plenare, pikat e rendit të ditës

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca plenare.

    Seanca e parë pritet të nisë në orën 10:00 dhe ka vetëm një pikë në rendin e ditës: Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr.27.

    Ndërkaq seanca e dytë do të mbahet me fillim prej orës 10:30 dhe në rend të ditës janë 12 pika:

    1. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,

    8. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës,

    9. Emërimi i një (1) anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,

    10. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

    11. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,

    12. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark