20:27 - 18 Nëntor 2018

Në Gjykatën e Prizrenit nesër pritet të nisë gjykimi i Sali Asllanajt, ish- kryetar i Suharekës.

Veç tij para gjykatës do të dalin dhe dy zyrtarëve të tjerë – Sherif Berishës, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdarit, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri” të Nishorit.

Asllanaj, Berisha e Hajdari sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorja Ervehe Gashi e Prokurorisë së Prizrenit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Artan Sejrani.