×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nesër seancë e jashtëzakonshme – diskutohet për financimin e Policisë së Kosovës

    Insajderi
    11 October 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme të enjten (12 tetor), në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri teksa shtoi se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

    Ndërkohë, kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në emër të deputetëve nënshkrues.

    Policia e Kosovës, si njëri prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në Republikën e Kosovës, zyrtarët e të cilës me vetëmohim dhe përgjegjësi të lartë, në çdo kohë e çdo rrethanë, janë në nivelin më të mirë të detyrës, për fat të keq janë diskriminuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Fakti se, që nga hyrja në fuqi (05 shkurt 2023) e Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, zyrtarëve policor i është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, paraqet një vendim te padrejtë që ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së perditshme sfiduese. Janë bërë tetë muaj që Policia e Kosovës nuk është duke i gëzuar shtesat e rrezikshmërisë. Që nga fillimi i ndalimit të kësja shtese, ka pasur paqartësi dhe premtime të mbajtur nga zyrtarët qeveritarë. Policia e Kosovës është ende në pritje të ekzekutimit të kësaj pagese”, thuhet në kërkesën për seancë.

    Aty thuhet se është koha e fundit për të marrë masa të menjëhershme për miratimin e ligjit për pensionim të parakohshëm dhe pagesën e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

    Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark