×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nesër seancë e jashtëzakonshme, kjo është tema e diskutimit

    Insajderi
    25 April 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Abelard Tahiri shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se janë mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 11:00.

    Në këtë seancë të jashtëzakonshme sipas Tahirit opozita do të kërkojë përgjegjësi për aktualitetin në Kosovë me rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut.

    “Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut.”, ka thënë Tahiri.

    Në anën tjetër, Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Krasniqin i cili po dyshohet për tri vepra penale.

    Krasniqi dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark