×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Netflix vazhdon të rritet ndërkombëtarisht

    Insajderi
    20 October 2018 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Me 6.96 milion abonentë të rinj të shtuar vetëm në tre muajt e fundit, Netflix edhe njëherë tjetër theu parashikimet e Wall Street.

    Kompania tejkaloi objektivat e saj me gjysmë milion abonentë të rinj më shumë në SHBA dhe 1.5 milion ndërkombëtarisht.

    Baza e përdoruesve të platformës ka arritur në 137.1 milion në 30 Shtator

    Me këto ritme dhe me investimet e shumta në përmbajtje, rezultatet e shumëpritura pozitive financiare do të mbërrinin vetëm pasi kompania të arrijë një bazë të konsiderueshme përdoruesish.

    Për herë të parë kompania doli në tregun global në Janar të 2016-ës kur kishte vetëm 69 milion abonentë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark