×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Neville i kërkon De Jongut të merr veprime ligjore ndaj Barcelonës

    Insajderi
    26 July 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frenkie de Jong nuk e dëshiron largimin nga Barcelona, përkundër këtyre të fundit që kanë marrëveshje me Manchester Unitedin.

    Mesfushori holandez i ka bërë me dije klubit katalanas se nuk e do kalimin te Djajtë e Kuq dhe synimi i tij është të qëndrojë në “Camp Nou”.

    Mirëpo, Barcelona po tenton ta shesë me çdo kusht, madje Xavi i ka bërë me dije se nuk do ta lë të luajë si mesfushor, por e sheh si mbrojtës – duke i bërë presion se duhet të largohet.

    Por, kjo nuk është situata e vetëm, pasi Blaugranasit i kanë borxh 18 milionë euro holandezit nga një pjesë e pagave të papaguara.

    Në lidhje me situatën, legjenda e Manchester United, Gary Neville e ka këshilluar De Jongun që të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Barcelonës.

    “De Jong duhet të marrë në konsideratë veprimet ligjore kundër Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet të qëndrojnë pas tij! Një klub që shpenzon para për lojtarë të rinj, ndërkohë që nuk paguan paratë e plota të atyre që kanë nën kontratë është imorale dhe shkelje. @FIFPRO duhet ta ndalojë këtë”, ka shkuar ai në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark