×
  • Sport
  • Sport

    New York Knicks i fort për Clevland Cavaliers – Suns mposhten me rezultat të ngushtë nga Spurs

    Insajderi
    01 November 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fitore e skuadrës vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i tre ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.

    Ekipi i San Antonio në një ndeshje dramatike në transfertë mundi ekipin Phoenix me rezultatin 115-114, me një kosh në sekondin e fundit të ndeshjes. Më efikas te  skuadra  fituese ishte Keldon Johnson me 27 pikë,  ndërsa te vendasit  Kevin Durant realizoi 26 pikë.

    Në transfertë fitoi edhe skuadra e New York, që mundi 109-91 Cleveland, në një sfidë të dominuar nga miqtë. Më efikas te  skuadra fituese ishin Bronson e Rundle, me nga 19 pikë, Donovan Mitchell me 26 pikët ishte më efikas te vendasit.

    Fitoren e vetme në cilësin e vendasit e shënoi Clippers duke e mundur ekipin Orlando me rezultat 118-102, falë 27 pikëve të veteranit Paul George.

    NBA Rezultatet e tre ndeshjeve të zhvilluara sot

    Cleveland Cavaliers – New York Knicks 91-109

    Phoenix Suns – San Antonio Spurs 114-115

    Los Angeles Clippers – Orlando Magic 118 – 102

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark