×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhat Krasniqi bashkë me Durmishin ishte ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

    Insajderi
    13 May 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nexhat Krasniqi, ish-shefi i prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është ftuar nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar lidhur me dyshimet për shkeljen e Ligjit të Prokurimit Publik për tenderin “Ndërtimi i rrugës nacionale “Prishtinë – Besi – Podujevë”.

    Gazeta Insajderi mëson se ai  ka pasur të intervistohet ditën e njëjte kur është intervistuar edhe zv.ministri Hysen Durmishi nga Prokuroai Speciale.

    Por Krasniqi nuk është paraqitur në Prokurori.

    Avokati i tij, Floren Latifaj ka konfirmuar për Insajderin se ai ka qenë i ftuar, por nuk e di arsyen e anulimit të intervistimit me datën 8 maj.

    Nuk e di pse nuk ka shku në intersvitim. Ka pas ditën e njejt kur ka qenë edhe Durmishi”, ka thënë shkurt avokati për Insajderin.

    Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit Amerikane ë Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”, ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark