×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmedin Spahiu tregohet i ashpër me Ritën e Duan: E rrjepën rininë

    Insajderi
    04 August 2022 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Festivali “Suny Hill”, që do të mbahet nga sot (data 04.08.2022 deri më 08.08.2022), në Prishtinë ka ngjallur diskutim, kjo për shkak të ngarendjes të të rinjve për t’i parë yjet e muzikës botërore përkundër çmimeve të larta të biletave.

    I indinjuar ka reaguar edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili në një koment tha se Dua Lipa e Rita Ora po “rrjepin rininë”, shkruan Insajderi.

    “Falë ju qoftë Rita e Dua e soji e sorolloppi se e ropën rininë e Kosovës që i japin për to edhe ato dy pare që i kanë në xhep” – shkroi Spahiu.

    Biletat për “Sunny Hill Festival” kishin këto çmime; ajo “Believer” ka kushtuar 70 euro, Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta më e shtrenjtë ishte ajo VIP që kushtoi 250 euro.

    Ndryshe, “Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë, këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark