×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Next Level” prezanton DJ dhe producenten e njohur Molly nga Parisi, për ditën e gruas

    Insajderi
    19 February 2020 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një pauze, ‘Next Level’ rikthehet me eventet e muzikës elektronike për vitin 2020.

    Këtë vit do të këtë si gjithnjë muzikë kualitative nga Evropa dhe Bota.

    Kësaj radhe ‘Next Level’ prezanton edicionin Nuit Des Femmes, që nga frëngjishtja i bie festa e ditës së gruas.

    Të shtunën më 7 mars vjen DJ dhe producentja e njohur nga Parisi, Molly, në Teatrin Oda duke filluar nga ora 23:00.

    Përpos Mollyt, programit i bashkëngjitet Nemax nga Beogradi dhe Gemza nga Prishtina, tashmë një DJ e e njohur për publikun tonë.

    Biletat tashmë kanë dalë në shitje tek Rave Travel ku në parashitje janë shtatë (7) euro si dhe në faqen online www.rave-travel.com, ndërsa tek dera do të jenë dhjetë (10) euro.

    Për më shumë informacion kontaktoni Rave Travel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark