×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Neymar organizon një festë në edhe pse tha se eliminimi nga Botërori e la atë të shkatërruar psikologjikisht

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa kaluar një javë nga eliminimi i Brazilit në çerekfinale kundër Kroacisë dhe Neymar tashmë është kthyer në lajme për diçka që nuk ka lidhje me futbollin.

    Ylli i PSG thuhet se është kthyer në mënyrat e tij të vjetra dhe ka qenë ‘jashtë kontrollit’ që kur mbërriti në Sao Paulo. Braziliani bëri një festë të madhe në shtëpinë e motrës së tij, siç raporton Folha de Sao Paulo.

    Neymar ishte përpjekur ta bënte sa më diskrete ngjarjen për të shmangur skandalet dhe rrjedhjet e mundshme në media, megjithëse dështoi.

    I pranishëm në festë ishte edhe shoku i tij i skuadrës Antony, lojtar i Manchester United, si dhe disa personazhe publike braziliane, si këngëtari Joao Gomes.

    Brazili nxehet me Neymar

    “Ky djalosh nuk është për ekipin kombëtar…Vetëm shikoni se si luan për ekipet e tij dhe shikoni se si luan për kombëtaren braziliane…..E patë si luajti Messi dje?” ishte një koment i tërbuar në internet.

    “Uaa, a donin që ai të ishte për një kombëtare të dobët si kjo? Ai është këtu, i vjen keq, tani jeta vazhdon”, tha një mbrojtës i yllit brazilian. “Ai është i ri, i pasur dhe ka më shumë arsye për të qenë i lumtur. Asgjë më mirë se një festë e mirë për të përmirësuar psikologjinë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark