×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nga 2019-ta Volvo do të prodhojë vetëm makina elektrike

    Insajderi
    05 July 2017 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i njohur i prodhimit të makinave Volvo tha ditën e Mërkure se duke filluar nga 2019-ta të gjitha modelet e reja të makinave do të jenë ose plotësisht elektrike ose hibride.

    Kjo deklaratë shënon fundit e pothuajse një shekulli makina Volvo me motor me djegie të brendshme.

    Janë këto plane që e bëjnë Volvo-n prodhuesin e parë tradicional në botë që vendos të largojë nga përdorimi modelet e makinave vetëm me motor me djegie të brendshme.

    Pesë modele të reja do të lançohet përgjatë viteve 2019-2021, tre prej të cilave do të kenë markën e Volvo dhe dy markën Polestar, ku të gjitha do të jenë plotësisht elektrike.

    Investimet e Volvo në drejtim të modeleve të reja janë rritur ndjeshëm që kur kompania u ble nga Zhejiang Geely Holding Group nga Ford në 2010-ën, duke ndërtuar një treg makinash të segmentit të lartë dominuar prej vitesh nga Mercedes-Benz dhe BMW.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark