×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nga 24 tetori ndihmë mjekësore kanë kërkuar 350 minatorë”

    Insajderi
    01 November 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bërë nëntë ditë nga greva e minatorëve në Trepçë. Gani Osmani, ish – kryesindikalist ka thënë se shëndeti i minatorëve grevistë çdo ditë e më shumë është duke u rrezikuar.

    Sipas tij deri më tash që prej kur ka nisur greva 350 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “8 orë është tepër, se jo me zgjatë më shumë. Shëndeti i tyre çdo ditë rrezikohet, do më thënë si të kalon çdo ditë më shumë. Për shembull ditën e parë nuk ka kërkuar ndihmë askush, në ditën e pestë kanë kërku 20 veta, në të shtatën ditë 100 veta, do me thënë shëndeti vazhdimisht rrëndohet. Ne jemi dëshmitarë aty që i kemi pa, ka pasë rast punëtorët kanë dalë të alivanosur, i kanë qu në Shtëpi të Shëndetit. Unë kam marrë shënimet prej 24 deri më sot, 350 veta kanë kërku ndihmë prej mjekëve. Ajo ndihma mjekësore mundet me qenë edhe për shembull tensioni shumi i lartë, ndonjë ineksion apo infuzion. Prej këtyre afër 30 kanë përfundu në Spitalin e Mitrovicës edhe në Emergjencë”, tha Osmani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Kujtojmë që minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës. Sot Minatorët e Artanës dhe punëtorët në Kishnicë kanë ndërprerë grevën.

    Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark