×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 37 premtime që dha gjatë fushatës elektorale, Lladrovci i ka përfunduar 7 prej tyre

    Insajderi
    12 September 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nga 37 premtime që dha gjatë fushatës elektorale, ka përfunduar 7 prej tyre. Derisa, 7 të tjera janë në gjysmë.

    Lladrovci nuk ka filluar punën për 15 nga premtimet, derisa për 8 prej tyre ka filluar, kjo sipar Institutit GAP.

    Lladrovci kishte marrë 54.10 për qind ose 11.596 vota në zgjedhjet e viti 2021. Vlenë të theksohet se, Drenasi që nga paslufta është udhëhequr nga PDK-ja. 

    Ndryshe, ditën e djeshme, Instituti GAP publikoi shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku u bë e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri.

    Në kryeqytet prej 206 prej premtimeve në total, i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka përmbushur vetëm 7 prej tyre, apo vetëm 3%. Derisa, 12, apo 5% janë premtime gjysmë të përmbushura, 38 apo 18% premtime të filluara dhe prej premtimeve që nuk kanë filluar janë 149, apo 72%.

    Ndërsa, prej 109 premtimeve, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka përfunduar 8 prej tyre ose 7%, ndërsa 7 të tjera janë gjysmë të përmbushura ose 6%. Në anën tjetër, Hyseni 17 ose 15% prej premtimeve që ka bërë ka filluar të punojë për to. Teksa, për 77 ose 70% të premtimeve nuk e ka filluar fare punën.

    Derisa, i pari i Prizrenit, Shaqir Totaj, 5 ose 6% nga premtimet i ka gjysmë të përmbushura, derisa 22 ose 28% nga premtimet kanë filluar të përmbushen. Kurse 41 ose 52%  prej tyre nuk kanë filluar ende.

    Kurse, kryetari i Komunes së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kishte dhënë gjithsej 61 premtimet gjatë fushatës së tij elektorale. 

    Por, Bulliqi gjysmën e punëve të premtuara nuk i ka filluar ende. I pari i Podujevës, nga 61 premtime i ka përfunduar 8 dhe 18 i ka filluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark