×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Nga 8 mijë në 300 mijë euro borxh, dhe si e manipuloi rastin Policia – InDoks sjell rrëfimin e viktimës së fajdeve

    Insajderi
    02 May 2023 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    InDoks këtë të diel do të sjell rrëfimin ekskluzive të viktimës së fajdeve, Shefki Hyseni. Ai në këtë rrëfim ka treguar se si i mbeti që të paguaj borxhin e një personi që thotë se i shpëtoi jetën, sipas tij.

    Ai në këtë rrëfim të gjatë ka treguar detaje për të kaluarën kriminale të personit që e sulmoi në shtëpinë e tij, po për këtë borxh për të cilin thotë se nisi me 8 mijë euro e përfundoi në 300 mijë euro.

    Hyseni në rrëfimin për InDoks ka zbuluar se personi që e sulmoi, po për këtë borxh, madje ka arritur që ta ndryshoi edhe emrin, por nuk e di se si ka arritur që ta bëjë këtë.

    Derisa InDoks po priste që të përcillte këtë rast penal, për çudi të martën ka dështuar seanca për të.

    Mungoi madje edhe Prokurori me arsyetimin se “ishte në pushim vjetor”. Mungoi edhe njëri nga dy të akuzuarit e këtij rasti Fitim Shala.

    Ndërkohë i dyshuari tjetër Dion Rashica, po akuzohet për fajde, sulm, lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

    Vet Hyseni si palë e dëmtuar ishte paraqitur në objektin e gjykatës, mirëpo kishte deklaruar se nuk do të qëndronte në seancë. Aktakuza ndaj Dion Rashicës e Fitim Shalës është ngritur më 12 prill 2022.

    Dion Rashica dhe Fitim Shala akuzohen se më 28 mars 2022, në shtëpinë e të dëmtuarit Shefki Hyseni në Mitrovicë, së bashku kanë sulmuar të dëmtuarin Hyseni, shkruan Betimi për Drejtësi.

    Sipas një pjese të aktakuzës, të pandehurit pasi që kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit për ti kërkuar paratë në shumën prej 7 mijë euro, të cilat i dëmtuari ia kishte borxh të akuzuarit Dion Rashica, e fillimisht ishin fyer me fjalë dhe pastaj janë shtyer me duar, ku i pandehuri Fitim Shala e ka sulmuar fizikisht me dorë dhe pastaj e mban të dëmtuarin, ndërsa i pandehuri Dion Rashica e sulmon të njëjtin duke e goditë me kondak të armës në kokë.

    Ndiqni rrëfimin ekskluziv të Shefki Hyseni të dielën, ora 20:00, live në Insajderi.TV dhe në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark