×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nga farmaciste në punonjëse të Postës në Gjilan” – Si ia pa ‘hajrin’ Flutura Albin Kurtit e Hysenit?

    Insajderi
    18 January 2024 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flutura Hoxha është punësuar si sporteliste në Postën e Komunës së Gjilanit. Kjo falë afërsisë që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Fluturën, si farmaciste kohë më parë e kishte prezantuar edhe kryeministri Albin Kurti. Bashkëshorti i saj, Bujar Hoxha punon si zyrtar në komunën ku po udhëhiqet nga Alban Hyseni. Insajderi ju sjell detajet.

    Në mesin e 26 kandidatëve nga Komuna e Gjilanit për pozitën e punës sportelist/e në Postë, e para është renditur Hoxha me 81.8% të pikëve.

    Ndonëse me profesion farmaciste, nga dje (17 janar) ajo po e ushtron pozitën e një nëpunëseje të Postës.

    Afërsia e bashkëshortit të Flutura Hoxhës me kryetarin Hyseni

    Bujar Hoxha, bashkëshorti i Fluturës është zyrtar përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e sinjalizimeve.

    Ai shihet i afërt me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, kjo shihet edhe nga fotografitë e publikuara në Facebook.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga e njëjtat për të kuptuar nëse afërsia me partinë e Kurtit ka ndikuar që ajo ta gëzojë pozitën e re, por deri tani nuk ka kthyer përgjigje.

    Por çka thoshte Kurti për Flutura Hoxhën?

    Në marsin e 2023, kohën kur Kurti po njoftonte për shtesat e nënave lehona dhe fëmijëve, e promovonte Flutura Hoxhën përmes një videoje, teksa kjo e fundit mbante fëmijën e saj në dorë.

    Kurti e prezantonte atë si farmaciste, derisa shtonte se ajo është njëra prej mbi 34 mijë përfitueseve të shtesave për nënat lehona.

    Theksonte se “qeveria është e përkushtuar në kujdesin ndaj nënës”, ndërkohë që jo të gjitha nënat kanë “fatin” e Fluturës, pra të punësohen në Postë.

    Flutura Hoxha është farmaciste me profesion dhe nënë e një vajze. Ajo është njëra nga mbi 34 mijë përfitueset e shtesave për nënat lehona. Ndërkaq vajza e saj e vogël është një nga mbi 340 mijë fëmijët përfitues, nën moshën 16 vjeçare, të shtesave për fëmijë. Qeveria jonë është e përkushtuar në kujdesin ndaj nënës dhe brezave do të rriten në Kosovë” shkruante Kurti në Facebook.

    Në konkursin për sportelist/e përveç Flutura Halimi-Hoxhës nga komuna e Gjilanit kishin kandiduar edhe Kaltrina Bajrami (edhe kjo e fundit është përzgjedhur ), Vahide Maliqi, Arta Zylfiu, Deniza Ajeti, Habibe Osmani, Fëllënza Bunjaku, Kaltrina Ilazi,  Florentina Mavriqi-Kastrati, Esra Spahiu, Andi Osmani, Qëndresë Rexhepi-Azemi, Gresa Krasniqi-Fazliu, Arbon Abdullahu, Besarta Bllaca, Mirjetë Maloku-Halimi, Afërdita Huruglica, Rina Selimi, Bleona Syli, Burbuqe Agaj, Fatime Aliu, Leona Lakna, Drenusha Ë, Venera Ferizaj-Misini, Bukurije Selimi e Fitim Rexhepi.

    /Insajderi  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark