×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga kjo datë fillon shqyrtimi i aplikacioneve për ndarjen e 100 eurove

    Insajderi
    22 May 2022 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave nuk ka treguar nëse ka nisur verifikimi i aplikantëve për 100 euroshin nga sektori privat dhe studentët, që do të përfitojnë nga kjo ndihmë. Qytetarët që kanë aplikuar ankohen për zvarritje dhe joseriozitet të Ministrisë në këtë rast.

    Janë bërë një muaj që kur qytetarët e Kosovës që punojnë në sektorin privat dhe studentët kanë nisur aplikimin për ndihmën prej 100 eurosh të shtetit.

    Por, kjo shumë për këto dy kategori nuk është ekzekutuar ende.

    Mirëpo, me të mbyllur procesi i aplikimit më 20 maj, Ministria e Financave doli me njoftim se nga e hëna komisioni do të fillojë punën për shqyrtimin e aplikacioneve dhe ekzekutimin e mjeteve.

    “Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 eurosh. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet nga ministria e Financave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark