×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga konfidencialiteti e shpifja deri tek pranimi se kishte qenë para kontratë, Vitia “humb” kontrollin mbi vaksinat

    Insajderi
    01 May 2021 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Për pasojë furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator.

    Ministri Vitia doli me një konferencë për media duke e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin e Insjaderi, duke mos dhënë asnjë kundërargument e duke u arsyetuar se të njëjtat janë konfidenciale.

    “Lajmi i publikuar në ‘Gazetën Insajderi’ është i pavërtetë, dëmshëm, dhe dashakeq. Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasaktë. Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë me sigurimin e vaksinave, sepse kjo çështje është strikt, konfidenciale. Edhe ata që kanë rrjedhur çfarë do çerek lajmi sipas tyre, e kuptojnë se këto të dhëna janë konfidenciale”, kishte deklaruar Vitia

    Ministri i Shëndetësisë gjatë raportimin mbi gjendjes e pandemisë në Kuvendit e Kosovë në një replikë ndaj ish- ministrit Armend Zemaj, lidhur me negocimin për sigurimin e vaksinave ka thënë që është para kontratë dhe jo kontratë finale.

    “E para është një keqinformim. Nuk është kontrata finale. E dini edhe ju. Është një parakontratë. Për pjesë të tjera të shtimit të kësaj dinamike, siç thashë edhe dje të presim edhe pak kohë që të shohim se çfarë dinamike është shtuar dhe se çfarë do të vjen në fund”, ka thënë Vitia.

    Vitija në konfuzitetin që a ka qenë dokumenti konfiendencial, shpfije apo para kontratë, ka ftuar sipërfaqësisht deputetin e PDK-së Bekim Haxhiun, i cili pretendon se ka kontakte që mund të furnizojnë Kosovën me vaksina anti-Covid.

    Haxhiu ka thënë që kjo stituatë është komplikuar dhe Qeveria pas takimit nuk ia kanë përfllur kontaktet që ua ka ofruar.

    “ Pas publikimit të Insajderit niher në fillim u tha shpifje, pastaj konfidenciale ndërsa dje në kuvend nga ministri Vitia u tha që ka qenë para kontratë e dërguar prej “Pfizer” nëse ka qenë parakontratë dhe në atë para kontratë ka qenë 15 prill afati për nënshkrim , natyrisht që kemi me kërku llogaridhënie për një gjë të tillë”, ka thënë Haxhiu/InsajderiInDoks

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark