×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Nga kryesit e veprës penale nuk zbulohet motivi i vrasjes

    Insajderi
    03 December 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Skender Musa

    Por në rastin e krimit makabër të vrasjes së L.A të gjitha elemntet e vrasjes si ato objektive dhe elementi subjektiv janë vërtetuar pa as një dyshim.

    Bashk kryerja, pagesa dhe dinakëria e kryesve dhe shkaktimi i pasojës duke i marr jetën në mënyrë të paskrupllt një nëne, që ka shkaktuar pasoja jo vetëm te familja Ademaj por në gjithë hapsirën shqiptare dhe më gjerë.

    As pranimi i fajt nuk është rrethanë lehtësuese, kur pasoja dhe dëmi është kaq i madh jo vetëm për familjen po për mbarë Kosovën.

    Një ligësi e madhe ka përfshi vendin me këto vrasje të grave, nuk është as zakon nga e kaluara jonë, se burrat nuk kanë vra gra, as ska lidhje me burrni as trimin se burrat e trimat nuk kanë vra kurr gra dhe thmi, thjesht krime të nervitshme që meritojnë ndëshkim të ashpër ashtu siç e parasheh kodi për vepra të tilla.

     Këta burgun nuk e bajn se janë të ligj, por ndoshta shpeshëher burgu  ështê pak për krime të tilla…Pa paragjykuar çështjen, denimet duhet të jenë kapitale. Të gjithë kemi nëna, kemi motra, vajza… Të gjithë jemi të dëmtuar nga kjo vrasje dhe vrasjet tjera të grave në vendin tonë.

    Vrasja është kryer me dashje, me një plan të veprimit në detale me role të ndara me skenar kinse grabitje.

     Por për zbatuesit e ligjit shumē lehtë e kuptueshme se nuk behej fjalë për grabitje por për vrasje të rënd. Ndëkaq nga vrasësit nuk duhet të pritet zbulimi i motivit sepse at, ata nuk e tregojnë e sidomos në këtë rast kur kemi parasysh veprimet tinzar dhe dinak të tyre.

    Autori eshte avokat ne Prishtine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark