×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nga LDK thonë se skandali “gruri” shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme

    Insajderi
    02 August 2023 - 12:49

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se skandali “gruri” shpërfaqi sërish një të vërtetë shqetësuese.

    Sipas saj, vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro.

    “Skandali ‘gruri’ – i raportuar në media – me ç’rast vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme e shqetësuese; presionin e dhunën e ushtruar nga politika e Albin Kurtit mbi stafin civil. Personazhi i përfshirë në përgjime, Enveri, është imazhi i realitetit, ku shërbyesit civil të cilët kanë prit e përcjellë pushtete politike, i janë nënshtruar sot partisë-shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Sipas saj, në Kosovë janë shumë “Envera” që nuk po mund të kryejnë punën e tyre, në shërbim të shtetit, pikërisht për shkak të mënyrës së qeverisjes së diktatit të kësaj qeverie.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark