×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nga Leo Messi te Mo Salah, si e festuan Krishtlindjen futbollistët në mbarë botën

    Insajderi
    25 December 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krishtlindjen janë për të gjithë, përfshirë edhe futbollistët. Dikush i lumtur që ka arritur objektivat, dikush tjetër i pafat apo ndonjë i dëmtuar, por që gjithsesi, secili ka festuar në mënyrën e vet.

    Nuk mund të kishte Krishtlindje më të bukur sesa për familjen Messi, i cili pasi fitoi Kupën e Botës, ka gjetur kohë për t’u relaksuar me familjen në shtëpi. Bashkëshortja e Messit ka postuar një foto në Instagram së bashku me fëmijët dukur uruar të gjithë.

    Por ka nga ata, që edhe pse dhjetori ishte i pafat, sërish i gjen duke festuar. I tillë është rasti i Neymar, i cili ka mbledhur të afërmit dhe miqtë e ngushtë në shtëpi dhe ka festuar Krishtlindjen duke harruar atë që ndodhi në Botëror.

    Ndërsa Erling Haaland shfaqet modest, në një foto vetëm, madje me pizhama. Sulmuesi norvegjez edhe në këtë Krishtlindje nuk ka prezantuar asnjë tjetër, përveç vetes.

    Ka edhe futbollistët që kjo Krishtlindje e gjeti të dëmtuar. I tillë është rasti i portierit Manuel Neuer, që theu këmbën duke bërë ski. Gjithsesi, gardiani i Bayern dhe i Gjermanisë, nuk mungoi para pemës tradicionale me paterica.

    Interesant rasti i Salah. Edhe pse është musliman, ai festoi Krishtlindjen me familjen e tij pranë pemës ashtu si thuajse të gjithë futbollistët e Liverpool. Një mesazh shumë i bukur për të thënë që të tilla festa bashkojnë të gjithë njerëzit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark