×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga nesër rregullorja e re, “Prishtina Parking” tregon çka duhet të bëjnë banorët rezidentë

    Insajderi
    21 January 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërmarrja “Prishtina Parking” ka bërë të ditur se që nga nesër do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

    Kjo ndërmarrje ka treguar veprimet që duhet t’i ndërmarrin nga e hëna.

    Të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking. Në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota”, thuhet në njoftim.

    Nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e ndërmarrjes për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

    Kurse, nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

    Të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar”.

    Deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat”, thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark