Renault, Nissan, Mitsbubishi dhe Google kanë konfirmuar partneritetin e tyre për teknologjinë për përfshirjen e sistemit operativ Android në veturat e shitura nga aleanca e tri brendeve të veturave më lart, duke ofruar një qasje të re teknologjike të fokusuar në kërkesat e konsumatorëve në modele të shumta të veturave me fillim nga viti 2021.
Në këtë partneritet teknologjik, veturat e shitura nga Renault, Nissan dhe Mitsbubishi do të shfrytëzojnë Androidin si sitem operativ, që është edhe sistemi më i popullarizuar në botë.
Kjo do të mundësojë instalimin e navigacionit me Google Maps, qasje në ekosistemin e pasur të aplikacioneve për vetura në Google Play Store dhe do të kenë aftësinë për t’u përgjigjur thirrjeve dhe mesazhe, kontrollimit të mediave gjetjen e informacioneve dhe menaxhimin e funksioneve të veturës me zë duke përdorur Google Asisstant.
Të tri brendet e vetuarve që janë në një aleancë vitin e kaluar shitën 10.6 milionë vetuar në 200 tregje. Tash ato do të intebgrojnë aplikacionet e Google në shërbimet e reja informative dhe sistemet “cloud” për të sjellë një përvojë të re për Renault, nissan dhe Mitsubishi Motors.
Kjo marrëveshje simbolizon fokusin e aleancës Renault- Nissan – Mitsubishi në teknologjinë e gjeneratës së re. Me këtë plan, këto tri kompani synojnë të rrisin shitjet për më shumë se 14 milionë njësi në vitin 2022.
Duke kombinuar shërbimet teknologjike me Google, veturat e Renault – Nissan dhe Mitsubishi do të kenë një prej sistemeve më inteligjente në treg.
“Google dhe aleanca Renault – Nissan – Mitsubishi ndajnë vizionin e përbashkët për një përvojë të re inteligjente, të sigurtë me aplikacionet dhe shërbimet që janë të njohura, që mund të përditësohen dhe të lidhen në internet”.
“Ne jemi të ngazëllyer që arritëm marrëveshje me Renault, Nissanin dhe Mitsbubishin për të sjellë Google Asisstant, Google Maps dhe të tjera aplikacione të njohura me anë të Play Store dhe ngasëse të Androidit dhe pasagjerëve anë e mabnë botës”, u shpreh Hiroshi Lockheimer, zëvëndësrpesident i platformave dhe ekosistemeve në Google.
Renault dhe Nissan me teknologjinë e Google mund të gjendet në Kosovë te distributori i vetëm ekskluziv i autorizuar, Auto Mita.