×
  • Showbiz
  • Show

    Ngacmim seksual në Big Brother? Moderatores i hidhet sipër banori tha se ishte vetëm provë

    Insajderi
    06 January 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raporti mes moderators Kiara Tito dhe këngëtarit Luiz Ejlli ka qenë shumë i diskutuar nga ana e publikut që nga dita e parë e Big Brother Vip Albania.

    Nga mëdyshja se a do të krijojë dyshja raport dashurie apo jo tani publiku ka filluar të pyes mos Ejlli është duke e ngacmuar seksualisht moderatoren, shkruan Insajderi.

    Madje, kjo qasje e shikuesve ndryshoi edhe më shumë pas aktiti të fundit të këngëtarit.

    Teksa Tito ishte e shtrirë në shtart, Ejlli pa miratimin e saj i është hedhur sipër.

    Me të ndodhur, ajo është larguar dhe e ka pyetur me habi se çfarë po bënë.

    Kësaj, Ejlli i është përgjigj duke thënë vetëm “bana prova, thash si ishte, s’t’preka”.

    Gjatë ditëve të kaluara edhe pas refuzimeve të shumta nga ana e moderatores prap ai ka vazhduar avazin e njejtë.

    Ai e ka puthur prap pa lejen e saj. E, edhe kësaj rradhe ajo ia ka tërhequr vërejtjen.

    “Le të jetë hera e fundit që më puthë”, i është drejtuar ajo.

    Ndërsa bisedat në formë shakaje e me nënkuptime nuk kanë munguar që nga dita e parë e show- it.

    Ditë në të cilën, këngëtari i ka shprehur pëlqimin moderatores ndaj të cilit ajo gjithmonë është treguar e refuzuar.

    “Do më duheshin tre Big Brother- a për të vendosur nëse do të kisha diçka me ty”, i është përgjigjur ajo.

    Mos u mundo tani të më bëshë të dukem keq. Unë e di çka bëje ti dje me Tean, tu i kap flokët. Dhe për Tean që e kishe ngjitu dhe po i mbaje dorën në prehër ke thënë, kjo që e kam këtu ma jep atë lirshmërin që të flas edhe më shumë, kurse ajo atje (Kiara) më kthen shpinën, ma bënë jetën malore. Atëherë, nëse ti djalë i dashur nisesh me qëllime për të bërë për vete një vajzë nuk e bën me ato skena. Edhe pse nuk ka ldhje se unë nuk të shoh ashtu, prap. Ajo që bëre dje dhe ajo që bërë sot është shumë e shëmtuar. Kjo nuk është se jam xheloze po meqenëse the që je qorre, jo qorre s’jam as shurdhe”, i është përgjigjur një herë tjetër Ejllit.

    Pasi ai i është drjetuar me “mos u qarravit se s’kom ba gja, a je qorre?”

    Ndërsa dje, 37 vjeçari i është me fjalët “kur jom me ty pasha Zotin i harroj krejt. Ti m’ke ba njerin ma t’lumtur në botë”.

    Ndër figuar publike që kanë reaguar ndaj aktit të hedhjes së këngëtarit sipër moderatores ka qenë edhe këngëtarja Enxhi Nasufi.

    Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë përsipër këtë q**. A mund dikush të ndaloj këtë lloj psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë. Ia kishazgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vetë”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, në vija të trasha ngacmim seksual definohet si kontakt seksual dhe jo vetën, i kryer pa miratimin e palëve të përfshira./Gazeta Insajderi

    Autore: Dijellza Preniqi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark