Ngjarja e përgjakshme në Gjermani: Vdes edhe personi i dytë nga Suhareka – Insajderi
×
Fokus 1

Ngjarja e përgjakshme në Gjermani: Vdes edhe personi i dytë nga Suhareka

Insajderi
04 October 2019 - 10:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani.

Një 39 vjeçar kosovar ka mbetur i vdekur si pasoj e të shtënave me armë, ndërsa vëllai i tij ishte plagosur rëndë. Gjatë ditës së sotme familjarët kanë njoftuar se edhe i plagosuri ka ndërruar jetë.

“Ju njoftoj miq shokë se sot morën lajmin shumë tragjik për humbjen e dytë Haki Lumi i cili mbet i plagosur dhe nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra. Pushoni në paqe daja Haki e Fatos Lumi”, ka shkruar një familjar i tij.

Kujtojmë, se dje në qyetin e Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber”, duke çuar deri te vdekja e dy kosovarëve Fatos dhe Haki Lumi.

Dyshohet se personat të cilët kanë shtënë në drejtim të vëllezërve Lumi janë po ashtu me prejardhje nga Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark