×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngjarja e rëndë: Përplaset për vdekje nga treni 15-vjeçari shqiptar në Itali

    Insajderi
    23 January 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.


    Tragjik ka rezultuar fati i një 15-vjeçari shqiptar, i cili është përplasur mbrëmë nga një tren. Ngjarja e rëndë ndodhi në stacioni hekurudhor Chiari në Brescia.

    Skena tragjike ka ndodhur në sy të miqve që ndodheshin me të, të cilët dhanë menjëherë alarmin, por me gjithë ndihmën, nuk mund të bëhej asgjë për të riun.

    I riu tentoi që të kalonte shinat pa i kushtuar vëmendje nëse aty po kalonte apo jo një tren. Edhe pse treni tentoi që të frenonte, pasojat ishin fatale për djalin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë. Përplasja ka qenë shumë e dhunshme dhe ka ndodhur nën sytë e tmerruar të bashkëmoshatarëve.

    Familja e shqiptarit, e cila jetonte jo shumë larg stacionit të Chiarit, është tronditur, dhimbje që e ka ndjerë i gjithë komuniteti. Adoleshentin shqiptar thuhet se e njihnin të gjithë, ndërsa ndiqte shkollën e mesme në qytet dhe luante në ekipin lokal të futbollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark