×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngjarje e pazakontë, stafi i aeroportit vidhte në çantat e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë

    Insajderi
    15 September 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit në Florida.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të  Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar oficerët e sigurisë.

    Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë.

    Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm.

    Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark